WE CARE
-
Melatonin Pura 3mg
ALL 450.00Suplement ushqyes që kontribuon në reduktimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë dhe për të lehtësuar simptomat e efektit Jet lag. Valeriana vepron në sinergji me Melatoninën, duke favorizuar relaksimin dhe gjumin.
Melatonina është një hormon natyral i cili gjëndet tek organizmi jonë, por ndonjëherë përqëndrimi i saj bie dhe kjo sjell vështirësi për të rënë në gjumë dhe shqetësime të fjetjes. Suplementimi me melatoninë është zgjidhja më efikase për të luftuar pagjumësinë.
Learn More -
GinkgoMax
ALL 930.00Suplement ushqyes me origjinë natyrale me bazë ekstraktin e tharë, të standartizuar dhe titulluar (me 26% flavonole glikozide) në dozë të lartë 240 mg për tabletë. Ginkgo Biloba ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, të kujtesës dhe funksioneve konjitive, rrit qarkullimin në nivel cerebral duke zgjeruar dhe oksigjenuar enet e gjakut.
Learn More -
Pappa Reale 1000
ALL 1,450.00Suplement ushqyes me bazë Hekur, dyll blete, Polen, Acerola, Boronicë dhe mjaltë gështenje italiane, i cili forcon mbrojtjen imunitare, i jep fuqi organizmit,lufton lodhjen dhe plogështinë fizike dhe mendore. Një koncentrat i substancave jetësore që veprojnë tek organizmi dhe favorizojnë funksionimin normal të sistemit imunitar, qarkullimin e gjakut dhe tonusin muskular duke stimuluar në këtë mënyrë trupin dhe mëndjen. Doza ditore është e barabartë me 1000 mg dyll blete të freskët pa përfshirë përbërësit e tjerë.
Learn More
-
Cranberry Cyst
ALL 1,280.00Suplement ushqyes me bazë Boronice të kuqe, Ortosiphon, Uva ursina, Verga e Artë dhe ekstrakt Fara Qitro; kundër infeksioneve urinare dhe uro-genitale. Parandalon ngjitjen e E.Colit në rrugët urinare, përmirëson drenimin e likideve dhe mbron rrugët urinare. Proantocianidina (PAC) 40 mg, principi aktiv vegjetal që karakterizon Cranberry-n, shfaq veprim anti-adeziv të baktereve uropathogjene, ul aciditetin e urinës, duke frenuar në këtë mënyrë rritjen bakteriale dhe shfaqen e infeksionit urinar.
Learn More -
Cranberry Cyst pocket drink
ALL 1,400.00Bustina të lëngshme me shije molle të kuqe, kundër infeksioneve në aparatin urinar dhe uro-genital, me bazë Boronicë të kuqe, Uva ursina, Verga e Artë dhe Caj jeshil. Ekstrakti i Boronicës favorizon mirëfunksionimin e rrugëve urinare dhe drenimin e likideve trupore. Uva ursina dhe Verga e Artë, përmirësojnë funksionimin e rrugëve urinare dhe mbrojtjen e organizmit kundër faktorëve të jashtëm. Caji jeshil favorizon drenimin e likideve të tepërta.
Learn More -
Noglic
ALL 900.00Suplement ushqyes i cili kontrubuon në ruajtjen e niveleve normale të glukozës në gjak. Është një produkt me bazë Momordica, Gymnema, kanellë, Krom dhe Acid alfa lipoik.
Learn More
-
Olio di Mandorle Dolci
ALL 750.00Vaj nga bajamja e ëmbël 100% i pastër. Ky vaj është përdorur tradicionalisht për vetitë e tij emoliente, presimi në të ftohtë i farave nga bajamja e ëmbël garanton përftimin e një vaji të pastër pa humbur benefitet dhe vetitë e tij.
Vaj nga bajamja e ëmbël 100%
Learn More
-
Olio di Mandorle Dolci
ALL 1,990.00Vaj nga bajamja e ëmbël 100% i pastër. Ky vaj është përdorur tradicionalisht për vetitë e tij emoliente, presimi në të ftohtë i farave nga bajamja e ëmbël garanton përftimin e një vaji të pastër pa humbur benefitet dhe vetitë e tij.
Vaj nga bajamja e ëmbël 100%
Learn More
-
Biocollagenix
ALL 5,100.00Biocollagenix është suplement ushqimor me bazë kolagjen marin të hidrolizuar tipi I, në dozë të lartë (5000 mg për flakon), Acid hialuronik, Resveratrol, lëng të përqëndruar boronice, vitaminë C dhe Zink në flakon të vegjël 30 ml praktik për tu marrë me vete kudo.
Produkti integron kolagjenin në lëkurë, në këtë mënyrë rigjeneron indin lidhor dhe e bën lëkurën më kompakte, të shndritshme dhe rezistente ndaj shfaqjes së shenjave të para të rrudhave, plasaritjeve dhe ndryshimit të pigmentimit. Një trajtim anti-age që favorizon rigjenerimin qelizor të lëkurës së fytyrës dhe parandalon acarimet e saj duke ruajtur tonusin e duhur, hidratimin e dermës dhe një ngjyrë të shëndetshme për një pamje sa më rinore.
Vitamina C kontribuon në formimin e kolagjenit dhe funksionin normal të lëkurës. Lëngu i përqëndruar nga frutat e boronicës ka veti antioksiduese. Bakri kontribuon në mirëmbajtjen e indit lidhor dhe së bashku me vitaminën C dhe Zinkun mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ. Zinku kontribuon në mirëmbajtjen e lëkurës normale.
Tek produkti është përdorur si ëmbëlsues ekstrakt natyral nga gjethet e Stevia.
Learn More
-
Biocollagenix Polvere
ALL 3,000.00Suplement ushqyes me bazë Kolagjen marin të hidrolizuar të tipit I dhe III, në formën më të pastër, në trajtë pluhuri.
Kolagjeni është proteina kryesore e indit lidhor në trupin tonë. Ka disa lloje kolagjeni në trupin e njeriut: 75% e lëkurës përbëhet nga kolagjen të tipit I dhe III, të cilët i japin lëkurës tonë tonusin, elasticitetin dhe rezistencën e duhur. Kolagjeni i tipit III është tipi i dytë i kolagjenit më të cilin trupi i njeriut është më i pasur, por është i pari që fillon të reduktohet me moshën, prandaj për të ndihmuar në rivendosjen e elasticitetit të lëkurës është shumë i rëndësishëm suplementimi me të. Rekomandohet për përdorime afatgjatë, i alternuar me Biocollagenix flakon.
Learn More



