Wecare.al është një Markë vitruale i krijuar nga kompania Vinipharma shpk me NIPT J71315004T, me qendër në Tiranë.
Nëpërmjet këtij breni kompania Vinipharma synon të marketojë më mirë produktet e saj ekskluzive për tregun Shqiptar dhe të jetë më pranë konsumatorit për çdo sqarim profesional.
Nëpërmjet këtij site online kompania jone synon të ofrojë produkte Parafarmaceutike (materiale mjekësorë, suplemente ushqimore, produkte dermokozmetike dhe materiale ortopedike)
We care NUK ofron medikamente online pasi në bazë të Ligjit për Barnat në Republikën e Shqipërisë nuk lejohet të tregtohen barna online.
Sidoqoftë specialistët tanë janë në gadishmëri 24 orë për të dhënë sqarime të nevojshme për përdorimin e medikamenteve dhe për të këshilluar pacientë apo klientë që do të kenë nevojë për këshillime të ndryshme.
Wecare synon të jetë një alternativë shumë miqësore me klientin dhe të krijojë një raport besueshmërie reciprok.
Nëpërmjet faqes sonë për produktet e autorizuara ne ofrojmë çmime stabile dhe marzhe të ulëta. Gjithashtu ne ofrojmë vazhdimisht skonto promorcionale në fuksion të periudhës dhe nevojës.
Sqarojmë se faqja jone Wecare nuk kryen aktivitet komercial dhe duke qenë pjesë e kompanisë Vinipharma të gjithë shitjet e mundshme kryhen nëpërmjet sistemit fiskal të Farmacive të kompanisë Vinipharma shpk, VPh1; VPh2: VPh3 kundrejt kuponit tatimor të lëshuar nga farmacia në momentin e porosisë.
Wecare është Markë e Regjistruar në Ministrinë e Financave pranë Drejtorisë së Përgjithshme të pronësisë Industriale, me NR 20056, në përputhje me Ligjin 154 Nr. 9947 date 07/07/2008. "Për pronësinë Industriale".
Për çdo sqarim ju lutem komunikoni me ne; info@vinipharma.al
Ju faleminderit!