Details
Ky mbrojtës dielli spraj kombinon prakticitetin në përdorim me mbrojtje shumë të lartë. Është i përshtatshëm për të gjitha moshat dhe ofron mbrojtje efektive ndaj plakjes dhe radikaleve të lira të cliruara nga rrezet e diellit dhe UVR. Spraji është rezistent ndaj ujit, duke e bërë ideal për t’u përdorur në plazh ku intensiteti i rrezeve është maksimal dhe lagështia e madhe. Paketimi inovativ pa ajër me një valvul speciale siguron një aplikim të njëtrajtshëm dhe të lehtë duke lehtësuar sprucimin uniform e të vazhdueshëm. Për aplikimin në fytyrë, fillimisht spurcojeni në duar dhe më pas aplikojeni. Në trup, aplikoni një sasi të mjaftueshme në lëkurë të lagur ose të thatë rreth 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell dhe riaplikojeni cdo 1 orë edhe në zonën e mbuluar nga rrobat dhe pa dyshim pas daljes nga uji ose tharjes me peshqir. Mos harroni të aplikoni krem dielli njëtrajtësisht edhe në zona si në vesh, hundë, thembra dhe prapa gjunjve.
Pa gluten, pa paraben.
Additional
| Manufacturer | FrezyDerm |
|---|---|
| sku2 | No |
| Quantity | 300 ml |


