Details
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin artizanal, të përgatitur me qumësht deveje dhe të futur në një trastë të vogël të cilën mund ta mbani përherë me vete. Qumështi i devesë është një burim natyral i acidit alfa-hidroksid, substancë e njohur për vetitë rigjeneruese të qelizave të shëndetshme. Sapuni “Olivos Camel Milk” ndihmon në zbutjen e lëkurës, ruajtjen e elasticitetit të saj dhe trajtimin e shenjave dhe rrudhave. Sapuni me qumësht deveje redukton shenjat e plakjes ndërkohë që ndihmon në ruajtjen e një lëkure të shëndetshme. Prej shekujsh, sapuni me qumësht deveje është përdorur si antispetik natyral. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Shtojini sapunin “Camel Milk” rutinës suaj të përditshme për një lëkurë më të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Additional
| Manufacturer | NATURAL & LUXURY COSMETICS |
|---|---|
| sku2 | KOD00026 |
| Quantity | 150GR |


