More Views

MOLUTREX 3ML

In stock

ALL 1,870.00
OR

shikim i shpejte

Solucion 5% KOH (hydroxyd kaliumi) për trajtimin e molusqeve (familje e poxviruseve).

Transporti
Falas

Pagesa Cash ne
momentin e dorezimit

Sold By
Footwear Store
0 / 5

Details

MOLUTREX

Trajtim për MOLLUSCUM CONTAGIOSUM

5% solucion potassium hydroxide

Molluscum contagiosum është një sëmundje e lëkurës ngjitëse, virale beninje, e cila në përgjithësi prek lëkuren, por në disa raste edhe mukozat, e cila është rritur shumë 10 vitet e fundit, veçanërisht në fëmijët me lëkure atopike.

Molutrex është shumë i lehtë në përdorim: 1-2 aplikacione çdo ditë, derisa skuqja të zhduket (zakonisht pas 2-10 ditësh). Nuk nevojitet shpëlarje. Ai mund të përdoret në fytyrë dhe në trup (përveç pjesës së syve dhe mukozës), në adultet dhe fëmijët mbi 2 vjeç.

Mënyra e përdorimit:

1- Përpara përdorimit

Zëvendësoni kapakun e shishes, me kapakun mbrojtës nga fëmijët të pajisur me furçe. Kjo kuti gjithashtu përmban një aplikator të hollë për një preçizion më të madh në aplikim, në molusqet shumë të vogla.

2- Aplikimi i MOLUTREX-it

Hapni shishen, vendoseni atë në një sipërfaqe të sheshtë në mënyrë që të parandaloni derdhjen nga shishja dhe lyheni furçën ose aplikatorin e hollë me solucion. Fshini çdo teprim nga furça ose aplikatori i hollë, në buzën e shishes, të parandaloni pikat e tepërta të formuara.

Përdoreni furçën ose aplikatorin e hollë të aplikoni produktin lirisht në skajet e Molluscum Contagiosum, pa krijuar kontakt me lëkurën e shëndetshme. Lyheni furçën ose aplikatorin e hollë me produkt përsëri çdo 2-3 aplikime. Mirë është që të zëvendësoni kapakun e mbrojtjes nga fëmijët pas çdo aplikimi.

3- Tharje

Lëreni atë të thahet. Kur e përdorni tek fëmijët, sigurohuni që fëmija nuk mund ta prek zonën e trajtuar, ndërkohe që produkti është duke u tharë.

4- Përsërite aplikimin 1 ose 2 herë në ditë

Përsërite aplikimin në të njëjtët Molluscum Contagiosum, për disa ditë ndërkohe që inflamacioni (skuqja) ndodh, e cila zakonisht ndodh për 2-10 ditë.

5- Ndaloje aplikimin

Ndaloni aplikimin e Molutrex-it në pjesë të Molluscum Conagiosum kur inflamacioni ndodh. Kjo është shenjë që Molluscum Contagiosum do të zhduken pas 2-6 javëve.

KUJDES: Mos e përdorni produktin në të njëjtat Molluscum Conagiosum më tepër sesa 14 ditë. Nëse nuk duket përmirësim, kontaktoni me doktorin tuaj.

PËRKUJDESJE GJATË PËRDORIMIT DHE PËRKUJDESJE TË VEÇANTA GJATË PËRDORIMIT

Ky produkt nuk duhet përdorur:

  • Në membranat mukozale ose rreth syve
  • Në fëmijët nën 2-vjeç
  • Në rastet e alergjisë prej njërit nga përbërësit
  • Në Molluscum Contagiosum të infektuara ose inflamuara
  • Në lythat e rregullt ose në tipe të ndryshme të rritjes së lëkurës

KUJDES: Ky produkt mund të jetë gërryes nëse përdoret në mënyre të papërshtatshme. Sigurohu që ai kurrë s'do të bjerë në kontakt me lëkuren e shëndetshme. Lani duart tuaja pas çdo aplikimi.

  • Mos e përdorni në membranat mukozale ose rreth syve, në plagë të hapura ose në lëkurë të gërvishtur.
  • Në rastet e ushqimit të fëmijës me gji, mos e përdorni në zonat e trupit që mund të jenë në kontakt me bebin
  • Mos e përdorni në pacientë me ekzemë atopike akute
  • Mos e përdorni në persona me deficit të sistemit imun
  • Në rastet e kontaktit me lëkurën e shëndetëshme rreth Molluscum Contagiosum shplaheni me ujë të bollshëm në mënyrë të menjëhershme
  • Në rastet e kontaktit me sytë, shpëlahini ato me ujë të bollshëm për më shumë sesa 15 minuta dhe konsultohuni me doktorin tuaj
  • Në rastet e kontaktit me gishtat tuaj, mos prekni sytë apo membranat mukozale. Lajini duart menjëherë.

Additional

Manufacturer ACM
sku2 No
Quantity flakon

Komentet

Write Your Own Review

You're reviewing: MOLUTREX 3ML

Product Tags

Product Tags

Use spaces to separate tags. Use single quotes (') for phrases.

Custom Tab 1

Fastest Default - Product Custom Tab 1