Details
Linja PREMIUM, sinonim i performancës dhe i cilësisë së lartë, ju ofron femrave zgjidhje anti-age të ekselencës që bashkojnë risinë, efektshmërinë dhe kënaqësinë, duke korrigjuar të gjitha shenjat e kohës: rrudha, linja të holla, humbje të tonicitetit, të densitetit, nevojën për hidratim. Janë trajtime të frymëzuara drejtpërdrejt nga zbulimet e fundit të mjekësisë estetike, që nisen nga njohuri gjithnjë e më të zhvilluara në gjenetikë dhe në fiziologjinë e lëkurës.
Duke përfituar nga tekstura sublime, të gjitha këto trajtime përmbajnë acid hialuronik në solucion, përbërësi aktiv i referimit në fushën e trajtimit të rrudhave të thella, dhe një përzgjedhje unike të ekstrakteve të luleve të zeza të rralla dhe të çmuara.
Orkidea e zezë: efekte kundër-radikaleve, ushqyese dhe anti-age
Trëndafili i zi: efekte detoksifikuese dhe lëmuese
Vaj i lulëkuqes së zeze: efekte të larta ushqyese
Ky fluid i çmuar lejon një veprim kundër plakjes të përgjithshëm mbi dermën papilare dhe retikulare. Qëllimi është të ofrohet një rezultat ridensifikues për të pakësuar rrudhat e thella dhe për t’i ridhënë tonicitet lëkurës.
Përbërës aktiv:
Solucion acidi hialuronik i paster 5%: mbush rrudhat, lëmon dhe hidraton lëkurën
Ekstrakte të luleve të zeza të rralla e të çmuara (Lulëkuqe, Trëndafil, Orkide) 3,5%: antioksiduese, ushqyese, hidratuese.
Ekstrakte papirusi 4%: efekte kundër rrudhave
Ekstrakte të piperit të zi 1%: efekt tonifikues
Kompleks vegjetal hidratues 9% (Gjalpë Illipe, Trënda-fil Mosket, Gjalpë Karite, Camelina): hidratuese dhe riparuese
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet në mëngjes dhe/ose darkë në fytyrë e qafë.
Additional
| Manufacturer | LIERAC |
|---|---|
| sku2 | No |
| Quantity | 30 ml |


