Vitaminat & Suplementet

Items 1 to 10 of 36 total

per page
Page:
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4

Grid  List 

Set Descending Direction
  1. Multicomplex Vitality

    ALL 1,220.00

    Suplement ushqyes me bazë Potasium dhe Magnez, i cili furnizon organizmin me këto minerale që zhvillojnë shumë funksione të rëndësishme, ndër to dhe mirëmbajtja e funksionit muskular. Përvec kripërave minerale, Potasium dhe Magnez përmban dhe Coenzimë Q10 dhe Taurinë.

     

     

     

    Learn More
  2. Biocollagenix

    ALL 5,100.00

    Biocollagenix është suplement ushqimor me bazë kolagjen marin të hidrolizuar tipi I, në dozë të lartë (5000 mg për flakon), Acid hialuronik, Resveratrol, lëng të përqëndruar boronice, vitaminë C dhe Zink në flakon të vegjël 30 ml praktik për tu marrë me vete kudo.

     

    Produkti integron kolagjenin në lëkurë, në këtë mënyrë rigjeneron indin lidhor dhe e bën lëkurën më kompakte, të shndritshme dhe rezistente ndaj shfaqjes së shenjave të para të rrudhave, plasaritjeve dhe ndryshimit të pigmentimit. Një trajtim anti-age që favorizon rigjenerimin qelizor të lëkurës së fytyrës dhe parandalon acarimet e saj duke ruajtur tonusin e duhur, hidratimin e dermës dhe një ngjyrë të shëndetshme për një pamje sa më rinore.

     

    Vitamina C kontribuon në formimin e kolagjenit dhe funksionin normal të lëkurës. Lëngu i përqëndruar nga frutat e boronicës ka veti antioksiduese. Bakri kontribuon në mirëmbajtjen e indit lidhor dhe së bashku me vitaminën C dhe Zinkun mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ. Zinku kontribuon në mirëmbajtjen e lëkurës normale.

    Tek produkti është përdorur si ëmbëlsues ekstrakt natyral nga gjethet e Stevia.

     

     

    Learn More
  3. Biocollagenix Polvere

    ALL 3,000.00

    Suplement ushqyes me bazë Kolagjen marin të hidrolizuar të tipit I dhe III, në formën më të pastër, në trajtë pluhuri.

     

    Kolagjeni është proteina kryesore e indit lidhor në trupin tonë. Ka disa lloje kolagjeni në trupin e njeriut: 75% e lëkurës përbëhet nga kolagjen të tipit I dhe III, të cilët i japin lëkurës tonë tonusin, elasticitetin dhe rezistencën e duhur. Kolagjeni i tipit III është tipi i dytë i kolagjenit më të cilin trupi i njeriut është më i pasur, por është i pari që fillon të reduktohet me moshën, prandaj për të ndihmuar në rivendosjen e elasticitetit të lëkurës është shumë i rëndësishëm suplementimi me të. Rekomandohet për përdorime afatgjatë, i alternuar me Biocollagenix flakon.

     

     

    Learn More
  4. Biocollagenix compresse

    ALL 2,700.00

    Suplement ushqimor me bazë Kolagjen marin të hidrolizuar të tipit I dhe III, në formën më të pastër, në trajtë tablete.

     

    Kolagjeni është proteina kryesore e indit lidhor në trupin tonë. Ka disa lloje kolagjeni në trupin e njeriut: 75% e lëkurës përbëhet nga kolagjen të tipit I dhe III, të cilët i japin lëkurës tonë tonusin, elasticitetin dhe rezistencën e duhur. Kolagjeni i tipit III është tipi i dytë i kolagjenit më të cilin trupi i njeriut është më i pasur, por është i pari që fillon të reduktohet me moshën, prandaj për të ndihmuar në rivendosjen e elasticitetit të lëkurës është shumë i rëndësishëm suplementimi me të. Rekomandohet për përdorime afatgjatë, i alternuar me Biocollagenix flakon.

     

     

    Learn More
  5. NO DOL capsule

    ALL 1,400.00

    Suplement ushqyes me bazë Glukozaminë, Kondroitinë, MSM, Manganese, Artiglio del Diavolo dhe Aloe Barbadensis, i cili favorizon mirëqënien e shpinës, artikulacioneve dhe tendinave.

     

    Glukozamina dhe Kondroitina janë përbërës të kartilagjeve, Artiglio del diavolo ndihmon në funksionin artikular. Magnezi kontribuon në formimin normal të indit lidhor dhe mirëmbajtjen e kockave.

     

    Learn More
  6. Coral Calcium Max

    ALL 1,500.00

    Suplement ushqyes me bazë Korale i cili forcon dhe mirëmban stukturat kockore. Është një zgjidhje ideale në rast dobësimi të indit kockor, lezione të kockave dhe për mirëmbajtjen e kartilagjeve dhe artikulacioneve.

     

    Kalciumi është një mineral i domosdoshëm për shëndetin e organizmit. Ai forcon dhe mirëmban strukturat kockore, muskulare dhe artikulacionet. Funksioni i vitaminës D është i lidhur ngushtë me Kalciumin dhe përthithjen e tij. Pa vitaminë D organizmi jonë do absorbonte vetëm 10% të Kalciumit që marrim nga dieta. Magnezi nxit rezistencën fizike, normalizon tonusin muskular dhe indin kockor, duke reduktuar lodhjen dhe duke kontribuar në funksionimin normal të funksioneve organike.

     

     

    Learn More
  7. Multicomplex Adulti

    ALL 1,000.00

    Suplement ushqyes i përbërë nga 13 vitamina dhe 12 minerale të cilat furnizojnë organizmin me një dozë suplementimi të këtyre përbërësve. Vitaminat dhe kripërat minerale janë elementet më të rëndësishëm për funksionimin e duhur të proceseve organike, si metabolizmi energjitik, rigjenerimi qelizor dhe mirëfunksionimi i sistemit imunitar. Formulë e kompletuar dhe e balancuar.

     

    Përdorimi: 1 tabletë në ditë të shoqëruar me shumë ujë.

    Nuk përmban: Aroma artificiale, produkte qumështi, konservantë, gluten, laktozë, OMG, sheqer

    Learn More
  8. Multicomplex Junior

    ALL 850.00

    Suplement ushqyes për fëmijë nga 7-10 vjec i përbërë nga 12 vitamina dhe 8 minerale përfshirë Taurinë, i cili furnizon organizmin me një dozë suplementimi të këtyre përbërësve. Vitaminat dhe kripërat minerale janë elementet më të rëndësishëm për funksionimin e duhur të proceseve organike, si metabolizmi energjitik, rigjenerimi qelizor dhe mirëfunksionimi i sistemit imunitar. Formulë e kompletuar dhe e balancuar, në tableta në formë dinosauri me shije fruta pylli.

     

     

    Learn More
  9. Multicomplex Sport

    ALL 1,190.00

    Suplement ushqyes për sportistë, i cili riintegron humbjet hidrosaline si pasojë e djersitjes nga aktiviteti sportiv. Përvec kripërave minerale të Sodiumit, Potasiumit, Magnezit dhe Klorurit përmban dhe Taurinë, vitaminë C dhe Coenzimë Q10.

     

     

    Learn More
  10. Aloe Vera Succo con Mirtillo

    ALL 1,050.00

    Suplement ushqimor me bazë lëng të përqëndruar nga tuli i gjetheve Aloe Vera. Këto gjethe janë pastruar nga lëkura më një proces shumë delikat, i cili eleminon pjesën e jashtme që përmban Aloinë. Lëngu i përqëndruar nga tuli i gjetheve të Aloe vera garanton të gjitha benefitet e kësaj bime dhe favorizon funksionet hepatike dhe detoksifikuese të organizmit.

     

    Lëngu i përqëndruar i Boronicës ka shumë benefite për organizmin, ndër të cilat stimulon qarkullimin e zemrës dhe lufton radikalet e lira. Aloe Vera nga ESI është lider që nga 1997, i vetmi me principe natyrale (polisaharide) të certifikuara (7000 mg/l) në gjëndje të stimulojnë funksionin e mëlcisë dhe eleminimin e toksinave për detoksifikimin e organizmit.

     

    Learn More

Items 1 to 10 of 36 total

per page
Page:
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4

Grid  List 

Set Descending Direction