More Views

Chelated Zinc

In stock

ALL 2,140.00
OR

shikim i shpejte

Zinku është maksimalisht i absorbuar në formë të celatit, me çka arrihet biodisponibilitet i lartë. Si i tillë, në mënyrë të dobishme vepron në metabolizmin e makronutritientëve dhe karbohidrateve si dhe ne sintezën e proteinave.


Është po ashtu i rëndësishëm në mirëmbajten normale të flokëve, lëkurës dhe thonjëve.


 Gjithashtu kontribuon në fertilitetin normal dhe riprodhim, si dhe mbajtjen e niveleve normale të testosteronit në gjak. Është i rëndësishëm edhe kontributi i tij në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, si dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar.


    Transporti
    Falas

    Pagesa Cash ne
    momentin e dorezimit

    Sold By
    Footwear Store
    0 / 5

    Details

    - Zinku është maksimalisht i absorbuar në formë të celatit, me çka arrihet biodisponibilitet i lartë. Si i tillë, në mënyrë të dobishme vepron në metabolizmin e makronutritientëve dhe karbohidrateve si dhe ne sintezën e proteinave.

    - Është po ashtu i rëndësishëm në mirëmbajten normale të flokëve, lëkurës dhe thonjëve.

    - Gjithashtu kontribuon në fertilitetin normal dhe riprodhim, si dhe mbajtjen e niveleve normale të testosteronit në gjak. Është i rëndësishëm edhe kontributi i tij në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, si dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar.

    Përdorimi: 1 tabletë në ditë, gjatë ushqimit.

    Zinku është element gjurmë jashtëzakonisht i rëndësishëm i cili merr pjesë në shumë procese metabolike, ndërsa si pjesë përbërëse e mbi 200 enzimave të domosdoshme për metabolizmin e yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve. Bashkë me bakrin dhe manganin, është përbërës i rëndësishëm i SOD, superoksid-dismutazës, me veprim antioksidues të fuqishëm.

    Zinku forcon dhe mbështetë sistemin imun, është i përfshirë në prodhimin e hormoneve të timusit si dhe prodhimin dhe aktivizimin e leukociteve, ndërsa ka edhe veprim të fuqishëm në luftën kundër viruseve, baktereve, alergjenëve dhe  substancave kancerogjene.

    Marrja e pamjaftueshme e zinkut mund të shkaktoj rënie të rezistencës së organizmit. Rënia e nivelit të zinkut shkakton edhe probleme të lëkurës pasi që 20 % e rezervave trupore të zinkut gjendet në lëkurë, prandaj lëkura reagon shumë shpejtë në nivelet e pamjaftueshme të tij. Përvoja ka dëshmuar që zinku është shumë i dobishëm edhe në pastrimin e lëkurës dhe rigjenerimin e shëndetit dhe bukurisë së saj.

    Zinku nxitë edhe veprimin e enzimave të cilat retonili i tansformon në retinal, i rëndësishëm për krijimin e pigmenteve të syrit. Eshtë shumë i rëndësishëm për transformimin e acidit linoleik dhe acidit gama linoleik, i domosdoshëm për balansimin e yndyrave në organizëm.

    Zinku rekomandohet:

    - Te trajtimi i akneve.

    - Te ankesat e zemrës.

    - Te ulcerat e lukthit.

    - Te artriti.

    - Për flokë më të bukur, rritje më të shpejtë dhe cilësore të tyre.

    - Për shërim të plagëve të brendshme dhe të jashtme.

    - Bashkë me vitaminat A, B6, C dhe E te alergjitë dhe sëmundjet e lëkurës.

    - Tek e ashtuquajturi degjenerim senil i bebëzës së syrit.

    - Diabetikëve.

    -Meshkujve, sepse merr pjesë në rregullimin e punës së prostatës dhe në zhvillimin e organeve gjenitale mashkullore.

    - Për forcim të imunitetit.

    Është e dobishme të dihet:

    Zinku absorbohet në zorrë, ndërsa nga organizmi eliminohet me sekretim të bilës dhe pankreasit. Në rritjen e humbjes së zinkut nga organizmi ndikon diabeti, dicliza, barnat diuretike, disa barna kundër artritit, djersitia e madhe, dëmtimi i indeve dhe i qelizave si rezultat i sëmundjeve të veshkave si dhe te djegia dhe te sëmundjet e lëkurës.

    Është e njohur thënia që personat të cilët mendojnë shpejtë dhe mençur kanë “shumë” zink, pasi që zinku luan rol të rëndësishëm në punën e SNQ.

     

    Additional

    Manufacturer Solgar
    sku2 No
    Quantity 100 kapsula

    Komentet

    Write Your Own Review

    You're reviewing: Chelated Zinc

    Product Tags

    Product Tags

    Use spaces to separate tags. Use single quotes (') for phrases.

    Custom Tab 1

    Fastest Default - Product Custom Tab 1