Details
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm, të pastër dhe të freskët “Goat Milk”. Falë proteinave që përmban qumështi i dhisë, ndihmon në gjallërimin e lëkurës dhe me vetitë e tij hidratuese, zgjat aromën natyrale të qumështit. Sapuni i lëngshëm me qumësht dhie, i ndërthurur me vajin e ullirit ekstra të virgjër ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe lë për një kohë të gjatë ndjesinë e mëndafshtë në të. Sapuni “Goat Milk” është një zgjedhje natyrale, cilësore dhe e shëndetshme për lëkurën tuaj. Qumështi i dhisë konsiderohet si më i përafërti me qumështin e nënës, i cili është mjaft i pasur me ushqyes që rigjallërojnë qelizat e lëkurës. Vitaminat A, C, D, E dhe B, së bashku me përbërësit e tjerë, hidratojnë lëkurën dhe lejojnë ushqyesit që të depërtojnë në të, duke reduktuar irritimet. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër.
Additional
| Manufacturer | NATURAL & LUXURY COSMETICS |
|---|---|
| sku2 | KOD00033 |
| Quantity | 450 ML |


