Details
NOVOPHANE LOTION 100ML
Përdoret në humbjet rastësore ose sezonale të flokut në burra edhe gra. I përdorshëm në rutinën e përditshme ky produkt, ndalon humbjen e flokëve dhe stimulon daljen e flokëve të rinj.
Stresi, lodhja, ndryshimet sezonale, shtatzënitë apo ndotja, mund të shkaktojnë rënie të përkohshme të flokëve. NOVOPHANE lotion kundër rënies së flokëve, në mënyrë të dukshme redukton shkallën e rënies së flokëve dhe stimulon rigjenerimin, duke dhënë rezultat të dukshëm sa më shpejt të jetë e mundur në 6 javë.
Ai stimulon mikro-qarkullimin në skalp, falë vitaminës PP dhe rregullon prodhimin e sebumit, fale Biotines, Vitaminës B6 dhe Grejpfrutit, si dhe Vajrave esencial të portokallit. Flokët tuaj menjëherë rifitojnë fortësinë, energjinë dhe volumin e duhur.
I lehtë për tu përdorur falë pompës së shishes, ai mund të përdoret në flokë të lagur dhe të thatë, përdoret pa shpëlarje. I dizenjuar për femra dhe meshkuj, ai ofron një tolerancë të shkëlqyer të lëkurës dhe nuk e irriton skalpin.
Ka një strukture jo ngjitëse pa silikon. Ai jep një rezultat të dukshëm si vetëm ashtu edhe i shoqëruar me NOVOPHANE CAPSULES
- Aplikim i përditshëm në flokë të thatë apo të lagur
- Efikasitet i provuar në 6 javë
Mënyra e përdorimit: Spërkateni 6 herë në flokë të thatë apo të lagur, një herë në ditë, për tre muaj rresht. Nuk nevojitet shpëlarje. Pompa e shkurtër lejon një aplikim të lehtë, për secilën ndarje.
Additional
| Manufacturer | ACM |
|---|---|
| sku2 | No |
| Quantity | flakon |


